Roja e ndalon zonjën që ta falë namazin, por ai kishte hasur në gozhdë

299
fresco

Parkoi makinën në një cep të humbur të nëntokës së një qendre tregtare mes kryeqytetit. Meqë rrezikoja të më ikte orari i faljes strukem diku pas makinës për të kryer ritin e fesë time. Sapo mbaroj më vjen roja:
– Zonjë kjo që sapo bëre nuk lejohet.
-Çfarë bëra?
– Nuk lejohet të falesh ketu është rregullore.
– Ku e ke të shkruar këtë?
– Të shkruar e kemi tek kabina qëndrore po të duash ta tregoj.
– Patjetër dua të shikoj këtë rregullore që guxon të shkelë ligjin.
Shkojmë tek kjo “qendra e rojeve” të qendres luksoze. Më tregojnë rregulloren. Në një nga pikat thuhej:
“Ndalohet predikimi në ambjentet e qendrës (falja)”
-“Zotëri unë jam avokate dhe dua të ankimoj këtë shkelje ligjore diskriminuese për pjesën në kllapa, a mund të më jepni një kopje të rregullores apo t’i bëj një foto?”
Sigurisht zotëria ndërroi çehre dhe u tremb. Menjëherë më referon tek shefi i tij që sipas hierarkisë edhe zyren e kishte mbitokë sigurisht. Shefi nuk ishte jurist po i interesonte të dinte bazën time ligjore që i’a tregova falë Google.
U habit dhe u përpoq të justifikojë se kjo është pronë private dhe unë bëj c’të dua. I sqarova “skllavit” me rrogë të kohëve të sotme se ligjërisht ti bën c’te duash në shtëpinë tënde po edhe aty sërish nuk je i lirë 100%. I pamundur per te triumfuar ndaj argumenteve te mia me sugjeron te kontaktoj zyren juridike…
Ne duhet te mesohemi qe sa kohe nuk e mbrojme te drejten tone, me kembengulje durim e pa vetegjyqesi, persa kohe sillemi si dele e lepuj, per aq kohe do kete viktima e te nenshtruar skllever te denje te sistemit./mesazhi

Comments