Roma fiton lehtësisht ndaj Palermos, vazhdon të jetë hije e Juves


Roma ka fituar ndaj Palermos në javën e nëntë në Serie A me rezultat 4-1.
Vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë nga kryeqytetasit.
Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 31-të nga Mohamed Salah pas një asistimi nga Edin Dzeko dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.
I dyti, por më i bukur në këtë takim u shënua nga Leandro Paredes në 51-të, kurse ai i qetësisë u shënua nga Edin Dzeko në minutën e 68-të pas një asistimi nga Alessandro Florenzi.
Goli i nderit për mysafirët u shënua në minutën e 80-të nga Rubin Quaison, por Stephan El Shaarawy u përgjigj me golin e fundit në takim vetëm pas dy minutash.
Pas kësaj fitore Roma ngjiten në vendin e dytë me 19 pikëm, dy më pak se Juve në vendin e parë, por me pikë të barabarta me Milanin një pozitë më parë. Ndërsa Palermo zbret në pozitën e 19-të me gjashtë pikë.
E si të mungonte kapiteni legjendarë në një fitore të tillë?
Ndeshja e ardhshme e Romës është ndaj Sassuolos. /Telegrafi/