Romancë në ajër? Luana Vjollca merr dhuratë plot lule

65

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë dhe plot emocion.

Ajo është surprizuar me trëndafila, duke e cilësuar veten si “Forever the flower girl”.

Edhe pse nuk zbuloi se kush qëndron pas surprizës, moderatorja u shfaq e buzëqeshur dhe mjaft e lumtur, duke lënë vend për spekulime.

Luana vazhdon të mbetet një nga figurat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, si për jetën profesionale ashtu edhe për atë personale.

Ky moment i fundit duket se i shton edhe më shumë ngjyra përditshmërisë së saj, duke treguar se surprizat e bukura janë gjithmonë të mirëpritura./Indeksonline/

Comments