“Fenomeni” Ronaldo dëshiron që ta bëjë Real Valladolid një skuadër të madhe për futbollin Europian.
Legjenda e Real Madrid dhe Inter bleu pjesën më të madhe të aksioneve të ekipit.
LEXO EDHE:
Bajerni gjen zëvendësuesin e Ribery, vjen nga Franca
“Jam shumë i lumtur dhe do të jap gjithë eksperiencën time, të gjitha ëndrrat e mia, gjithë emocionet e mia për këtë projekt që të jetë i suksesshëm”, ka thënë ai.
“Këtu nuk është në lojë vetëm reputacioni i klubit, por gjithashtu mbështetja e tifozëve dhe shpresa e gjithë qytetit. Ne presim ta bëjmë të gjithë vendin të flasë për ne dhe pse jo edhe Europën. Ne kemi një ëndërr dhe kjo është ajo ku duam të jemi (Europa). Kështu që kemi shumë punë përpara dhe jemi gati për ta bërë këtë”, përfundoi ai.
Valladolid momentalisht renditet në vendin e parafundit në tabelë, në kërkim të fitores së parë në kampionat.