Ronaldo tregon pse Reali duhet të transferojë Mbappen e jo Neymarin
Dy yjet e PSG-së, Kylian Mbappe e Neymar Jr. janë ndër futbollistët më të kërkuar në botë. Legjenda e Real Madridit, braziliani Ronaldo ka treguar pse preferon që kampioni spanjoll të transferojë francezin para bashkëkombasit të tij.
Ai preferon Mbappen para Neymarit për shkak të moshës. “Momentalisht, nuk është çështja se njëri është më i mirë se tjetri, por nëse Real Madridi bëjnë investim të madh, ata duhet të mendojnë për të ardhmen”, ka deklaruar Ronaldo.
“Neymar është 28 vjeç dhe Mbappe është 22. Si një investim, do të ishte më logjike të transferosh më të riun nga të dy”, ka thënë ai.
Mbappe e Neymar sonte luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.
Neymar ka fituar tanimë Ligën e Kampionëve me Barcelonën, para se të transferohej tek kampioni francez për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.
“Ai duhet ta fitojë Ligën e Kampionëve për të kompletuar sezonin. Ka luajtur shumë mirë në ndeshjet e fundit, sidomos në fazën finale”, ka thënë Ronaldo për Neymarin./21Media