Rooney zbulon shokun e tij të skuadrës tek Anglia që refuzoi të fliste me të për gjashtë muaj
Wayne Rooney zbuloi emrin shokut të skuadrës tek Anglia që refuzoi të fliste me të për gjashtë muaj.
Të dielën, Arsenal mundi Manchester Unitedin 1-0 në ndeshjen e parë të sezonit në Ligën Premier, me një gol të Riccardo Calafiorit në pjesën e parë.
Duke reflektuar mbi këtë përballje, ish-sulmuesi i United dhe kombëtares së Anglisë, Wayne Rooney, rikujtoi përplasje e tensione të mëparshme mes dy klubeve.
Rooney zbuloi se bashkëlojtari i tij në ekipin kombëtar, Sol Campbell, nuk komunikoi me të për gjashtë muaj pas një episodi me penallti në fitoret 2-0 të United ndaj Arsenalit gjatë sezonit 2004/2005.
Arsenal, atëherë drejtuar nga Arsene Wenger, kishte kaluar sezonin paraardhës pa humbje në kampionat, por United i Sir Alex Ferguson i ndërpreu s rinë prej 49 ndeshje pa humbje në “Old Trafford”.
Ruud van Nistelrooy shënoi nga pika e bardhë, pas situatës kur Rooney ra brenda zonës pas një ndërhyrjeje prej kapitenit të Arsenalit, Campbell.
Rooney, i sapoardhur nga Evertoni në verën e vitit 2004, vulosi fitoren në minutën e 93‑të.
“Unë e adhuroja të luaja kundër Arsenalit. E mbaj mend ndeshjen time të parë në Highbury për United, ai debat me Roy Keane dhe Patrick Vieira në tunel”.
“Më pas, kur i mundëm 2-0 një vit pas incidentit me Martin Keown, Sol Campbell nuk foli me mua për më shumë se gjashtë muaj. Takoheshim te kombëtarja, por Sol nuk më fliste”.
“Ndonjëherë isha i lumtur për atë qëndrim të tij. I thosha: Zot, po luajmë për Anglinë këtu”, përfundoi Rooney me buzëqeshje.