Roshi: Për fitore ndaj Maqedonisë!

333

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme para medieve doli mesfushori i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi, një nga më të mirët në fushë në sfidën ndaj Lihtenshtejnit, duke arritur të shënojë edhe golin e avantazhit për kuqezinjtë. 26-vjeçari beson te një mrekulli për të kapur vendin e dytë në grup.

LIHTENSHTEJNI- “Nuk ishte ndeshje e lehtë, pjesën e parë kemi pasur disa problem, sepse ata kanë luajtur në mbrojtje. Jo se kemi luajtur dobët, kemi berë një pjesë të parë të mirë, por nuk arritëm të shënonim. Pjesën e dytë pastaj kemi arritur të shënonim 2 gola.

Në klub nuk kam pasur shumë minuta, kam ndenjur 3 javë jashtë për shkak të një dëmtimit në gju, ndërsa tani jam rikuperuar nuk po aktivizohem nga trajneri. Nuk ka skuadra të lehta, e mendoja ndonjëherë se do të ndodhte si ndaj Luksemburgut, por kisha një besim që do e fitonim këtë ndeshje.”

MAQEDONIA- “E mbaj mend ndeshjen ndaj Maqedonisë, ka qene atmosferë jo e mirë me thirrje raciste. Shpresoj që të martën të jetë ndeshje ‘fair play’. Ata kanë lojtarë cilësorë, i njoh 2-3 lojtarë. Kanë marrë 3 pikë kundër Izraelit dhe do të jetë një ndeshje shumë agresive. E rëndësishme është të marrim 3 pikë, por edhe 1 pikë do të na kënaqte.

Më pëlqen loja që aplikojnë të dy trajnerët, si Panucci, ashtu edhe De Biasi, të dy luajnë me krahët. De Biasi ishte më liberal. Vendi i dytë? E pamundura nuk ekziston. Do japim 100 %, sa do marrim, është gjë tjetër. Bala? Bekimin e njoh prej 11 vitesh, e njohim lojën e njëri-tjetrit. Shpresoj të rikuperohet sa më shpejt se ka pasur një problem me gjurin” – ka deklaruar Odise Roshi.

Comments