Roth: Gjermania e hapur për të përndjekurit politik në Turqi

343
fresco
midle

Gjermani ofron strehim për të arrestuarit në Turqi

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, ka thënë se Gjermania është e gatshme të ofrojë strehim për gazetarë, politikanë dhe dijetarë në Turqi, të cilët janë të ekspozuar ndaj “persekutimit politik” të qeverisë turke, pas përpjekjes për grusht shtet.

“Gjermania është një vend kozmopolit dhe është e hapur për të gjithë të përndjekurit politik. Ata mund të aplikojnë për azil në Gjermani”, ka thënë Roth në një intervistë për “Die Welt”.

Ai ka thënë se përballja e autoriteteve turke me gazetarë, kundërshtarë politik dhe akademik nuk ka asnjë lidhje me vlerat tona evropiane, ligjet, demokracinë dhe media të lira.

Më 15 korrik autoritetet turke kanë arrestuar rreth 35 mijë njerëz, ndërsa javën e kaluar Turqia ka arrestuar nëntë gazetarë të gazetës opozitare “Cumhuriet”./21Media

Comments