Rozana Radi thyen heshtjen për raportin me Gjestin
Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka vendosur t’u përgjigjet ndjekësve të saj në Instagram përmes një rubrike pyetje-përgjigje, ku njëra ndër pyetjet që mori më shumë vëmendje kishte të bënte me marrëdhënien e saj me Gjestin.
Ndjekësit ishin kureshtarë të dinin nëse dyshja kishin ruajtur kontakte pas përfundimit të spektaklit, pasi marrëdhënia e tyre u la e paqartë dhe në heshtje që nga dalja nga shtëpia e famshme.
Rozana nuk ngurroi të ishte e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë në përgjigjen e saj, duke thënë:

“Jo, nuk kam folur me Gjestin. Nuk e kam në Instagram, as ai nuk më ka mua. Nuk kemi asnjë lloj kontakti”.
Megjithatë, pavarësisht mungesës së komunikimit apo kontaktit, artistja tregoi maturi në qëndrimin e saj:
“E uroj që të jetë mirë dhe të ketë sukses në të gjitha gjërat që po bën, ashtu siç ia kam uruar përherë”, deklaroi artistja.