Rrahja në Qarshinë të Vjetër, burg shtëpiak për dy të miturit

794
fresco

midle
polic-n

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër dy fëmijë të moshës 14-vjeçare, të cilët më 6 nëntor në orën një pas mesnate, në rrugën “Bitpazarska”, pas përleshjes verbale kanë lënduar 18-vjeçarin K.S.

“Fëmijët me paramendim kanë sulmuar të dëmtuarin duke e goditur me grushte në pjesën e kokës dhe gjoksit, ndërsa nga goditjet i dëmtuari është rrëzuar në tokë, me ç’rast ka lënduar pjesën e trurit. Nga lëndimet e shkaktuara jetën e ka në rrezik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike, transmeton “SHENJA”.

Prokurori publik për shkak seriozitetit të veprës penale, ka dorëzuar deri tek gjykata Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për fëmijët. Gjykata duke vepruar në bazë të lëndës, nuk ka pranuar propozimin, dhe ka shqiptuar masat e përkujdesjes, marrjen e pasaportës dhe obligim që fëmijët mos të braktisin vendin ku jetojnë.

Comments