Rrahje masive mes të burgosurve (Video)

443
fresco

hmp-birmingham-winson-green_1482145959-8829174

Të burgosurit në një burg në Birmingham të Britanisë së Madhe janë përfshirë në një përleshje masive të premten e kaluar.

Momenti i kësaj rrahje masive është xhiruar nga të burgosurit tjerë, transmeton Express.

The Mirror raporto se rrahja në burgun “Winson Green” ka zgjatur më shumë se 12 orë.

Raportohet për të paktën një të burgosur të therur me thikë. Ndërkohë, rreth 240 të burgosur të përfshirë në këtë rrahje janë transportuar në burgje tjera.

Policia ka hapur një hetim ndaj këtij incidenti.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga kjo rrahje.

NGA: INFOKUSI
Comments