Rrahje masive në Vushtrri, katër të lënduar
Në një rrahje mes gjashtë personave në Vushtrri kanë mbetur të lënduar katër persona.
Njësitë policore me të arritur në vendin e incidentit kanë hasur në grupin e përfshirë në rrahje, me ç’rast kanë arrestuar gjashtë persona, ku katër prej tyre janë dërguar në tretman mjekësor.
“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike dhe një sëpatë”, njofton PK-ja.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë ‘lëndim trupor’.