
Një përleshje fizike në mes pesë personave ka ndodhur natën e kaluar në një kafiteri në qytetin e Gjilanit.
Personat të cilët u konfrontuan në këtë rast janë : V.A.H-1999,F.H.R-1997, Sh.M.I-1995,A.A.M-1996,F.F.D-1996.
Sipas policisë deri tek përleshja apo rrahja ka ardhur si pasojë e motiveve të ulëta personale dhe sjelljeve të papërshtatshme dhe arrogante të manifestuara ndaj njëri-tjetrit. Kjo është bërë e ditur falë dëshmitarëve dhe provave të gjetura, të tilla si video-incizime, raporton Indeksonline.

Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta me ç’rast të gjithë të involvuarit kanë pësuar lëndime trupore duke kërkuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të qytetit.
Përpos kësaj, sulmet e ndërsjella fizike të involvuarit në këtë rast i vazhduan edhe brenda objektit të Emergjencës, përderisa njësitet policore kanë arritur në vendin e ngjarjes duke marrë situatën nën kontroll.
Sipas vendimit të prokurorit kujdestar të gjithë personat në fjalë janë ndaluar në Qendrën e ndalimit policor për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar vepra penale ‘Lëndim i rëndë trupor’./Indeksonline