Në Stacionin e Autobusëve në Malishevë ka ndodhur një rrahje e ashpër mes disa personave.
Rrahja ka ndodhur mes dy kompanive (të njohura për redaksinë) për linjën e relacionit Malishevë – Prishtinë.
Sipas burimeve, lëndimet nga rrahja kanë qenë aq të mëdha, sa që dy persona janë dërguar në emergjencë në Prishtinë.
Siç ka raportuar pronari i Lumi Reisen, Didi Tours ka marrur udhëtarët e Lumi Reisen dhe kanë sulmuar vëllezërit e tij, 4-5 persona, siç thotë ai ata persona ishin përgatitur për ti sulmuar fizikisht.
Nga ky rast katër përsona janë shoqeruar në Polici.