Rrahje para një diskoteke në Tetovë: Ndalohet katër persona, mes tyre edhe një i mitur

138

Më 07.01.2026 në ora 03:40 në rr. “Iliria” në Tetovë, para një diskoteke, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar S.S. (18) dhe T.D. (18), të dy nga Tetova, A.J. (18) nga fshati Çellopek, komuna e Bërvenicës dhe një i mitur nga Tetova, të cilët ishin denoncuar se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me rrahje të ndërsjellë.

Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.

Comments