Rrëfehet Ermal Mamaqi: “Ja si do jetë emisioni im i ri në TV Klan…!” (VIDEO)

226

 

Moebel THEMA

2

Moderatori Ermal Mamaqi, i njohur më së miri si një nga aktorët më të talentiuar të humorit në vend, pritet që të nisë në muajin shtator një program të ri në Tv Klan.

Sikurse tashmë dihet, Ermali i dha lamtumirën Digitalb-it, ku mbylli edhe serinë e emisioneve të tij “6 ditë pa Ermalin”. Kjo ndarje mes tyre erdhi siç duket pas një ofertë shumë më të mirë nga ana e drejtuesve të televizionit tjetër kombëtar.

Për momentin nuk dihet ende se cili do të jetë titulli i emisionit të ri, por një gjë është e sigurt, ai nuk do të jetë më “6 ditë pa Ermalin”, pasi patentën e mbajti Digitalb.

Ndërkohë Mamaqi ka premtua se emisioni i ri do të jetë një shfaqje argëtuese dhe me shumë “gallatë”.

Kjo duket edhe nga një videoklip i aktorit që lajmëron emisionin e tij të ri.

https://vid.me/hGib

Comments