
Një nga transferimet më të bujshme në histori të futbollit padyshim që është ai i portugezit Luis Figos. Ish-mesfushori vendosi ta lë Barcelonën për t’iu bashkuar rivalit të urryer të katalanasve, Real Madridit.
Kësisoj portugezi u bë ndër personat më të urryer në Katalonjë, pas ‘tradhtisë’ që i bëri Barcelonës.
Por, ai ka zbuluar edhe arsyejen pse e bëri lëvizje, duke akuzuar krerët e gjigantit katalunas:
“Jam larguar nga Barcelona sepse nuk kam pasur mbështetjen e plotë nga klubi. Nuk më shihnin si të rëndësishëm në klub dhe vendosa të largohem”.
“Nuk mund të them për tifozët, pasi ata më kanë mbështetur gjithmonë dhe më kanë vlerësuar por e kam fjalën për krerët e klubit”.
“Pasi Barcelona nuk më vlerësoi si duhet vendosa ta pranoj ofertën e Realit edhe pse ishte e vështirë për mua”, ka thënë së fundmi Figo për mediat.

