Rrëfehet mikesha e Fildesit: Ajo e dinte se burri do e vriste, madje më thoshte…

234

Drita Avdyli, një ndër miket më të afërta të gjyqtares Fildes Hafizi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti pak ditë më parë në Tiranë, ka rrëfyer në “Pasdite në Top Channel” takimin e saj të fundit me Fildesin.

“Dy ditë para ngjarjes pimë kafe bashkë dhe më tregoi për pushimet e bukura që kishte kaluar me fëmijët e saj. Ajo i niste fëmijët tek i ati kundrejt dëshirës së tyre, pavarësisht gjithçkaje. Fildesi e dinte se një ditë bashkëshorti do e vriste. Madje kur takoheshim, më thoshte kujdes kur rri me mua ”, tha Drita.

Ndërkohë, Redina Balla Sulstarova, psikologe e çështjes së divorcit të Fildesit dhe njëkohësisht mike e gjyqtares, tha në studion e “Pasdite në Top Channel” se e ndjera e kishte marrë me shumë vështirësi vendimin për ndarjen.

“Pas 14 vitesh martesë, ajo analizoi me shumë vëmendje çdo detaj të martesës dhe më në fund mori vendimin e duhur. Ish-bashkëshorti i saj nuk ka pranuar në asnjë seancë faktin e divorcit dhe pretendonte se nuk kuptonte shkaqet që çuan Fildesin në ndarje”, rrëfeu Sulstarova. /Konica

Comments