Rrëfimi/ Lewandowski: Doja të largohesha nga Bajerni, por ja përse ndryshova mendje

455
fresco

Robert Lewandowski ka konfirmuar se nuk dëshiron të largohet nga Bajerni i Mynihut.

Në një intervistë për mediat gjermane ai pohoi se ka zgjedhur me zemër për të qëndruar te bavarezët. Polaku nuk e mohoi që në prill kishte menduar të linte klubin, pas kritikave të shumta nga tifozët, e që menaxheri i tij Pini Zahavi, po mundohej të gjente një skuadër tjetër.

“Në prill dhe maj të gjithë kritikët po më sulmonin. Nuk ndjeva mbrojtjen e klubit, m’u duk sikur isha vetëm. Në 2 apo 3 ndeshje të rëndësishme nuk shënova dhe ishte sikur dikush të kishte urdhëruar: t’i hidhet zjarr Lewandowskit. Asnjë nuk më doli në mbrojtje, e nuk dija çfarë të mendoja”.

Një nga arsyet kryesore të qëndrimit te kampionët e Gjermanisë ishte mbështetja e tifozëve. Gjithashtu ai dëshiron të përmbushë kontratën me Bayernin, e cila skadon në vitin 2021:

“Nuk mendoj për asnjë kampionat tjetër. Është e vërtetë që zgjata kontratën me Zahavin, por kjo nuk do të thotë se ai do të kërkojë largimin tim. Ka shumë gjëra të tjera për të cilat një menaxher duhet të punojë”.

Comments