Ismajl Maqedonsi nga fshati Butovc i Komunës së Prishtinës rrëfen jetën e vështirë që po e kalon në këtë vend.
Ato që e shoqërojnë plakun 84 vjeçar janë vetëm këmbanat e bagëtive, për të cilat ai kujdeset.
Duke kujtuar kohën e rinisë, ai ka thënë dikur në këtë fshat kishte jetë dhe mirësi, ndërsa sot nuk e vizitohet nga askush.
Ismajl Maqedonsi, tregon për RTV Dukagjinin se ai jeton vetëm me familjen e tij në fshatin Butovc.
“Sot i kam 84 vjet, me askënd nuk kam me qelë gojën, veç me fëmijët e mi. Askush nuk vjen me na qelë derën, askush nuk vjen me na pa. Vend i shkretë, janë bërë njerëzit zotni. Dikush ka kerra dikush nuk ka. S’ke me kënd me qa një dert, as për gëzim as për keç”, shprehet i dëshpëruar i moshuari, përcjell Telegrafi.
Maqedonsi thotë se për momentin fshati mund të konsiderohet si stan, sepse jetesë këtu nuk ka.
“Jetoj me një vajzë, dhe një djalë i cili një natë vjen një natë jo sepse është në punë. Tjerë banorë këtu nuk ka. Për momentin fshati mund të konsiderohet si stan”, thotë ai.
Ismajl Maqedonsi nga fshati Butovci Komunës së Prishtinës rrëfen jetën e vështirë që po e kalon në fshatin e tij. Duke kujtuar kohën e rinisë, ai ka thënë dikur në këtë fshat kishte jetë dhe mirësi, ndërsa sot nuk e vizitohet nga askush.
Gepostet von RTV Dukagjini am Freitag, 21. September 2018