Rrënojat e luftës në Alepo dhe përqafimi i fundit i babait me fëmijën

217
fresco

 

 

Urim SALIHU

E morri në krah për herë të fundit dhe ia dorrëzoi amshimit.Trupi i tij dukej se lëshohej nga qielli aty ku ishin pasionet dhe ëndrrat e një fëmije ,jeta e të cilit u ndërpre.Dukej sikur binte nga lartë si gjethet e vjeshtës së trishtë.Ai kishte mbetur përgjithmonë nën rrënojat e një kati ndërtese që qe bombarduar pamëshirshëm dhe më pas shpirti i tij u këput.
Pastaj ishte aty përreth një baba fatkeq që hodhi një shikim therrës , pa vetëm rrënoja, vdekje, fatkeqësi.Pa njerëz që donin t’i jepnin forcë, por edhe ata të mbërthyer njësoj me tragjedi.Nuk ka njeri që nuk ka humbur dikë , nuk ka shtëpi që të paktën nuk ka të varrosur ndonjë të shtrenjtë.Dhe fundi i konfliktit nuk shihet gjëkundi.Secilën ditë cdo gjë nis me tmerrin në Sirinë e shkatërruar.Alepo nuk diktohet më nëse është një qytet me trëndafila dikur apo një qytet horror.Dita nis me bombardimet që marrin jetë njerëzish.Nuk kursejnë asgjë.Asgjë nuk vlen më shumë se jeta.Konfliktet për pushtet ose gjë tjetër janë një hiçgjë përpara këtyre vdekjeve masive.
Askush nuk ia di emrin , por kjo nuk ka rëndësi.E tmerrshmë është imazhi apo më saktë vdekja e një fëmije nën rrënoja.Një video që regjistroi këtë moment, bëri që shumë shpirtëra të thehen, të këputen me tmerrin e asaj që panë.
E priti poshtë me dhimbjen që nuk përshkruhet , pastaj qau pandërprerë ai prind fatkeq.Ishte kufoma e vogël e djalit të tij që ishte aty diku nën rrënoja nga bombardimet c’njerëzore.Sa shumë jetë fëmijësh janë shuar.Sa shumë vdekje ka parë ai vend i shkatërruar tashmë.Nuk ka më keq se të presësh trupin e pashpirt të krijesës tënde dhe të kesh forcë për t’a marrë në krahë për herë të fundit.Nuk ka më tmerr se sa ta shohësh si e nxjerrin atë nga rrënojat e vdekjes dhe ta shohësh për herë të fundit në atë mënyrë.Ato pamje mund të vrasin gjithë njerëzimin dhe jo më një prind që nuk ka për t’a hequr kurrë shikimin nga ajo që pa.
Alepo – sa keq më vjen .Po nesër kush e ka rradhën të ik përgjithmonë, ose ndoshta sa fëmijë do ikin nesër sapo të fillojë të zbradhë dita e re e ikjeve.

 

1

midle

Fotografia ku shihet trupi i vdekur i femijes ne Alepo.

Pamje  shumë të dhimbshme janë publikuar online që tregojnë momentin se sa rëndë e përjeton babai kur sheh trupin e vdekur të djalit të tij, i cili humbi jetën nga sulmet në Aleppo.

Këto pamje tregojnë se si punëtorët civilë të  mbrojtjes  e mbanin trupin duke e nxjerr jashtë nga ndërtesa e që besohet të jetë dëmtuar nga sulmet ajrore.

Britmat dëgjohen teksa babai merr trupin e  djalit të tij dhe më shumë dhimbje e afron në gjoksin e tij.

 

Comments