Rrënojat ende rrezikojnë banorët

Banorët e vendeve të prekura nga vërshimet vazhdojnë të jenë të tmerruar, raporton SHENJA.
Muri i betonit nga shtëpija e fqiut, familjes Asani në Hasanbeg ua rrezikon shembjen e shtëpisë. Ata kanë kërkuar me ditë ndihmë nga çdo organ, por sipas kryefamiljarit, pushtetarët vinë vetëm sa për sy e faqe që t’u tregojnë se në këto ditë ndajnë dhimbjet me ta, por puna dhe fjalët e tyre janë shumë larg njëra tjetrës .
”Problemi tash është rrëshqitja e dheut, e shifni se muri nuk ka ra komplet po është varrë, tash eksizton rreziku, çka është dami nuk është me rëndësi, por pritet në çdo moment rrëshqitja e dheut dhe ta bart shtëpinë ta çon teposhtë”, deklaroi Nexhat Asani banor i Hasanbegut.
Nexhatiu thotë se gjendja e tyre nuk duhet pritur ditë të tjera meqë, anashkalimi i ndihmës mund të sjell edhe viktima tjera në fshat.
”Kanë qenë ministrat , Peshevski, ministri i ekologjisë, i ekonomisë, na premtojnë . Kërkojnë ekspertë prej fakultetit teknik , vijnë disaa profesorë sillen naltë poshë , kështu duhet ashtu duhet dhe shkojnë pa asnifar sygjerimi, më në fund nuk kanë zgjidhje”, tha më tej ai.
Banorët thonë se funksionarët e BDI-së kanë dërguar profesorë teknik në këtë shtëpi, por e kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për ta zgjidhur problemin për tre ditë.