Rrënqethëse, plaku me gjashtë jetimët bëhet me shtëpi të re

296
fresco

Një i moshuar nga fshati Bare i Mitrovicës, deri para pak ditësh po jetonte në kushte tejet të rënda me gjashtë fëmijët jetim, të djalit që i ka vdekur kohë më parë.

Mirëpo, për fat të mirë në Kosovë ka njerëz bamirës që nuk kursejnë ndihmën për personat në nevojë, transmeton Indeksonline.

I tillë është pronari i fabrikës së ëmbëlsirave Missini Sweets, Lindrit Misini. Ai posa ka dëgjuar për rastin e rëndë të kësaj familje, ka ndërmarr iniciativë që t’i ndihmoj.

Lindriti me vetiniciativë ka ndërtuar shtëpinë e re për këtë familje, duke e mobiluar deri në detajin e fundit.

Në video shihet momenti emocionues kur plaku hyn për herë të parë në shtëpinë e re. Ai filloj të qaj, duke uruar Lindritin i cili i siguroi kulm mbi kokë nipave e mbesave të tij jetimë.

I moshuari për një moment, i gëzuar që më nuk do të jetoj në shtëpinë që pothuajse po rrënohej, i thotë Lindritit se shtëpia e re është si xhenet (parajsë).

.

Gepostet von Studio A1 am Dienstag, 29. Mai 2018

Comments