Rrëshqet dheu, banorët e Bozovcës së Tetovës në rrezik (VIDEO)
Shembja e dheut në çdo skaj të fshatit Bezofc të Tetovës rrezikon jetën e banorëve, të cilët me këtë problem pas çdo reshje shiu ballafaqohen me vite të tëra. Ky fshat vite më parë ka pasur edhe viktima për shkak të problemit serioz dhe për të cilin nuk janë ndihmuar nga institucionet. Banorët thonë se nuk kanë ku të qajnë hallin e tyre, meqë politikanët i vizitojnë vetëm për të fituar votat, dhe më pas gjithçka mbetet njëjtë pa u lëvizur as edhe një gur. Ajo që i shqetëson edhe më është fakti që disa herë kanë kërkuar ndihmë por ajo as edhe një herë nuk u është afruar.
“Nuk është ky problem që e kemi paraqitur për herë të parë, disa raste kanë qenë disa media tjera preзente në fshatin tonë, jemi ankuar se këtu vazhdimisht kur ka reshje të mëdha të shiut ka edhe shembje të dheut, ashtu siç e shihni edhe vet ju, por masa nuk jan marrë asnjëherë. Ankesat nuk kan munguar nga ana e banorëve kemi dërguar kërkesa nëpër institucione që janë përkatëse për këtë aspekt, por deri më tani nuk janë marrë masa. Ne jemi në ankth gjithë banorët i gjithë fshati në këtë gjendje”, deklaroi një qytetar.
Problem tjetër është se shumica e tyre mbijetojnë me ndihmë sociale.
“Unë jam 50-vjeçar dhe jetoj këtu në këtë gjendje, nuk është problem i sotit. Familjet tona kanë vuajtur edhe para 70 viteve këtu ku kanë rënë viktima në këtë fshatë. Institucionet e shtetit e dinë shumë mirë, 53 këtu jemi rreziku nga bora, familja ime ka pësuar, ja ku e kam shtëpinë . Neve nuk jemi të fuqishëm kemi papunësi jemi pa mbrojtje, të gjithë jemi taksapagues të këtij vendi”, tha një qytetar tjetër.
Këta banorë, dëshirojnë të jetojnë pa frikën se pas çdo reshje shiu u rrezikohet jeta familjarëve të 80 shtëpive.