Rrëshqitja në akull i merr jetën 70 vjeçarit nga Kumanova (VIDEO)

I apeloj kryetarit të komunës që të marrin masa urgjente që të pastrojnë rrugët sepse njerëzit po na vdesin duke ecë. Normal ku ka mundësi le të pastrohet si rrugët trotuaret, po më vjen keq sot ndërroi jetë axha ynë e nesër mund të jetë ndokush tjetër. Siç e shihni nuk ka ndihmesa nuk pastrohet akulli çdokush mund të rrëshqas edhe plaku edhe i riu e kështu me radhë. Apeloj edhe njëherë që kryetari i komunës ta ketë parasysh këtë rast sepse axha ynë vdiq shkaku i rrugëve dhe trotuareve të pa pastruara nga akulli e bora – bëri thirrje Qahil Ibrahimi, familjar i viktimës.
Banorët e Kumanovës tanimë një kohë të gjatë kanë alarmuar për gjendjen katastrofale nëpër rrugët e qytetit.