Rreth 60 për qind e bullgarëve mendojnë se “propozimi francez” nuk i merr parasysh interesat e bullgarëve

95

Propozimi i presidencës franceze në BE për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut shkakton dëshpërim tek qytetarët bullgarë, tregojnë rezultatet nga sondazhi i bërë me telefon i zbatuar nga “Galup interneshënal”.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas hulumtimit, 59,9 për qind e bullgarëve të anketuar konsiderojnë se me “propozimin francez” nuk janë marrë parasysh interesat e Bullgarisë, 25 për qind kanë vlerësuar se ai “në shkallë të mjaftueshme i ka parasysh” interesat bullgare, ndërsa të tjerët nuk kanë qëndrim.

Kur bëhet fjalë për votimin e mosbesimit të Qeverisë bullgare të kryeministrit Kiril Petkov, 48,1 për qind e të anketuarve e kanë miratuar rrëzimin e Kabinetit qeveritar, ndërsa 50,5 për qind nuk pajtohen me vendimin e tillë të Kuvendit të Bullgarisë.

Moebel THEMA

Të dhënat nga sondazhi tregojnë polarizim, por edhe konsolidim të caktuar të mbështetësve të Qeverisë, deri tek të cikët konsiderohet se ka ardhur si rezultat i mënyrës në të cilën është rrëzuar Qeveria e Petkovit nga ana e partive opozitare “Qytetarë për zhvillim evropian të Bullgarisë (GERB), Lëvizje për të drejta dhe liri dhe Rilindja dhe nga Ka një popull të tillë, e cila deri më tani ishte pjesë e koalicionit qeveritar”.

Sondazhi tregon edhe se shumica e të anketuarve shpresojnë se qeveria e re do të zgjidhet nga përbërja aktuale e Kuvendit bullgar. Qëndrim të tillë kanë 57,9 për qind e të anketuarve, kundrejt 40,6 për qind të cilët duan zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Me sondazhin është kërkuar qëndrim nga të anketuarit për kryetarin e deritanishëm të Kuvendit popullor bullgar Nikolla Minçev, me ç’rast 39 për qind kanë dhënë vlerësim pozitiv për punën e tij, 31.6 për qind negativ, ndërsa 19,8 për qind nuk kanë mendim.

Comments