RRETHRROTULLIMI SHKUP ËSHTË LËSHUAR PËR KOMUNIKACION
Rrethrrotullimi Shkup, i cili ishte vërshuar dhe dëmtuar gjatë motit të lig të shtunën, prej mbrëmë është lëshuar për komunikacion në të dy drejtimet, kumtoi Lidhja AutoMoto e Maqedonisë.
Në pjesët e dëmtuara të rrugës janë vendosur shenja komunikacioni për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.
Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë vendevende të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.