Rrezik cunami pasi një tërmet 8.0 ballësh godet Guinenë e Re

228

Rrezik cunami pasi një tërmet 8.0 ballësh godet Guinenë e Re

Një tërmet i fuqishëm, 8.0 ballësh ka goditur Guinenë e Re , sipas shërbimeve meteorologjike amerikane.

“Valët të rrezikshme të cunami janë të munduara,” tha Qendra  për paralajmërimin e cunameve të Oqeanit Paqësor (PTWC) në një mesazh pas tërmetit që goditi rajonin Nju Ireland të Guinesë së Re, në një thellësi prej 73 km.

Valët e cunamit janë parashikuar të arrijnë 1 deri në 3 metra përgjatë brigjeve të Guinesë së Re.

Tërmeti goditi fillimisht rreth 157 kilometra në lindje të portit të Rabaul, të shtunën, me magnitudë prej 8.0 ballësh. Ai ka goditur sërish më pas më një fuqi prej  7.9 ballësh.

Sipas PTWC, kërcënimi për cunami në Havai është ende duke u vlerësuar.

Comments