Rrëzohet balona me 16 persona në SHBA, “nuk ka të mbijetuar”

264
fresco

 

midle

856e6139a3da77.img

Një balonë me ajër të nxehtë, me 16 persona në bord është rrëzuar në Teksas, raportimeve të medias amerikane.

Burime nga policia njoftuan se“aktualisht, nuk duket se ka ndonjë të mbijetuar”. Ndërkohë, duke iu referuar burimeve kofidenciale, edhe Sky News raporton se 16 personat që ishin në balonë kanë humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në pranë Lockhart, në jug të qytetit të Austin, pasi në balonë ra zjarr.

Në një deklaratë, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) thotë se një balonë ra në fushë rreth orës 07:40, me orën lokale.

Screenshot_1

Comments