Rrëzohet lisi në Mitrovicë, dëmtohen tetë vetura

58

Disa vetura kanë përfunduar me dëme materiale sot në Mitrovicë.
E gjithë kjo për shkak se një lis i madh është rrëzuar në qendër të qytetit, duke dëmtuar kështu veturat të cilat ishin të parkuar në skaje të rrugës.

Përpos dëmeve materiale të shkaktuara nga rrëzimi i lisit, nuk raportohet për persona të lënduar.

Moebel THEMA

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

“Përveç dëmeve nuk ka persona të lënduar. Tetë vetura janë dëmtuar” është shprehur Avni Zahiti./Lajmi.net/

Comments