Rrëzohet nga ballkoni, humb jetën i moshuari në Fushë Krujë


Një i moshuar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga ballkoni.
Policia ka njoftuar së fundmi se, ngjarja ka ndodhur pasditen e dy ditëve më parë, rreth orës 16:30, në fshatin Hasan, Fushë Krujë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se, 77-vjeçari me iniciale F.L. , teksa ishte në banesë, është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni dhe ka humbur jetën.
Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Krujë për vlerësim.
/Syri.net/