Rrëzohet një avion i ushtrisë izraelite

398

Rrëzohet një avion i ushtrisë izraelite

Një avion ushtarak i tipit F-16 i ushtrisë izraelite i cili po kryente sulme ajrore në Rripin e Gazës njoftohet se është rrëzuar pasi ka marrë flakë gjatë uljes në bazën ushtarake Ramon, raporton “Anadolu” (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga ushtria izraelite theksohet se në ngjarje ka humbur jetën piloti i avionit, majori Ohad Cohen Nov, ndërsa është plagosur ndihmësi i tij.

Në deklaratën ku nuk jepet informacion në lidhje me shkakun e zjarrit, theksohet se Forcat e Armatosura Izraelite kanë nisur një hetim në lidhje me ngjarjen.

Ndërsa në televizionin izraelit Kanal 10 është vënë në dukje se avioni ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik.

Ushtria izraelite ditën e djeshme kreu 35 sulme ajrore në Gaza duke pretenduar që nga aty ishte lëshuar një raketë e cila ka rënë në qytetin Sderot.

Comments