Rrihen 3 adoleshentë shqiptarë nga maqedonasit, në Shkup



Tre adoleshent shqiptar dje janë dërguar në spitalin e qytetit “Shën Naum Ohridski” në Shkup, transmeton TetovaSot.
Bëhet fjalë për një 16 vjeçar të lënduar me thikë, 16 vjeçar tjetër të lënduar me lëndë të fortë në kokë dhe 17 vjeçar me dy plagë nga një thikë. Pas ndihmës mjekësore dy adoleshentët 16 vjeçar janë lëshuar në shtëpi, ndërsa 17 vjeçari është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Cvetan Dimov te xhamia Jahja Pasha, ku adoleshentët shqiptar supozohet se janë sulmuar nga maqedonasit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e arsyeve të sulmit.