Rrihet në mes të rrugës aktori i njohur shqiptar. Ja emri
Një person i paidentifikuar ende ka goditur në mes të rrugës aktorin e njohur shqiptar. Burime nga policia kanë bërë të ditur për SYRI.net se ditën e djeshme aktori, Laert Vasili ka denoncuar në polici faktin se është goditur në mes të rrugës.
“42-vjeçari Laert Vasili ka bërë denoncim se në rrugën “Shyqyri Ishmi”, është goditur me grusht në kokë, nga një person i paidentifikuar”, thanë burimet policore përSYRI.net.
Burime nga Policia e Tiranës thanë se është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit. /SYRI.net