Rritet në 290 numri i të vdekurve nga tërmeti në Itali
Numri i të vdekurve të shkaktuar nga tërmeti në Italinë qendrore është rritur në 290, gjashtë të tjerë nga numërimi i mëparshëm, njoftoi agjencia e mbrojtjes civile në vend.
Viktimat e fundit janë regjistruar në Amatrice, duke e çuar numrin e përkohshëm të vdekjeve për qytet në 230.
Numërimi i viktimave për dy komunat e tjera të prekura nga tërmeti konfirmohet me 49 të vdekur në Arquata del Tronto dhe 11 në Accumoli./LajmiNet/