Rritet numri i fletëvotimeve të pavlefshme – sinjal i pakënaqësisë apo gabimeve teknike?

85
fresco

Në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2025, numri i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet lokale në Maqedoni është në rritje, me një rritje veçanërisht të theksuar në ciklin e fundit zgjedhor, transmeton FaktiDitor.info

Në vitin 2017, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetar bashkie u regjistruan 45,551 fletë votimi të pavlefshme.

Ky numër u ul në vitin 2021, kur u regjistruan 19,127 fletë votimi të pavlefshme për kryetarë bashkie, por në të njëjtën kohë kishte 37,959 fletë votimi të pavlefshme për listat e këshilltarëve.

Në zgjedhjet e fundit të së dielës, numri i fletëvotimeve të pavlefshme u rrit ndjeshëm. Në zgjedhjet për kryetar bashkie u regjistruan 53,724 fletëvotime të pavlefshme, që është numri më i lartë ndonjëherë, ndërsa në listat e këshilltarëve numri arriti gjithashtu një rekord prej 50,143.

Comments