Rritet numri i të lënduarve nga shpërthimi në Pejë



Rreth orës 9:00 të mëngjesit këtë të hënë në rrugën “Adem Jashari” në Pejë ka shpërthyer një bombolë gazi.
Nga ky rast kanë mbetur të lënduar katër persona, dy gra dhe dy burra, njofton Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës, transmeton Klan Kosova.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal Pejë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.
Ne vend të ngjarjes janë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore.