Rritet numri i të pastrehëve, vetëm në Shkup mbi 1000 të pastrehë (VIDEO)

178
fresco
Rritet numri i të pastrehëve, vetëm në Shkup mbi 1000 të pastrehë (VIDEO)

midle

ahir Dauti, është i pastrehë i cili tanimë 3 vite jeton në garazh në komunën e Butelit të Shkupit. Ai është një nga të pastrehët e paktë që kanë gjetur punë. Tahiri punon si berber në punktin për të pastrehët. Ai për një muaj fiton vetëm 1000 denarë.

“Kur nuk jam këtu, jam në një garazh e cila është në gjendje katastrofale. Shpresoj se do të më ndihmojnë”, tha ai. 

Hari tanimë 6 vite e viziton punktin për të pastrehët. Ai, ashtu sikur njerëzit e tjerë me status të rrezikuar social, e shet gazetën “Sy më sy”.

“Ky punkt nuk është vetëm për të pastrehët nga Shkupi, sepse këtu vijnë edhe ata që kalojnë nëpër Shkup. Ka nevojë nga angazhim dhe hapësirë më të madhe. Duhet të jemi të vetëdijshëm se në kohërat e sotme, në këtë krizë politike, jo çdokush mund t’i paguajë faturat e rrymës dhe ujit”, thotë ai.

Punonjësja sociale në punktin e Kryqit të Kuq, në Momin Potok, Dragana Lazarevska, thotë se të pastrehët kanë nevojë për punë. Ajo thotë se pavarësisht të kaluarës së tyre, personat e pastrehë duan të punësohen, por kompanitë shpesh nuk u dalin në ndihmë.

“Arsyet më të shpeshta janë veset. Këtu është alkooli, droga dhe bixhozi, e pastaj edhe çështjet e pazgjidhura pronësore-juridike. Ka raste kur vijnë edhe viktima të dhunës familjare, këto raste janë më të pakta, por ka nga koha në kohë. Ka persona që për shkak të problemeve familjare janë përzënë nga shtëpia”, u shpreh ajo. 

Rreth 50 persona për çdo ditë vijnë në punktin në Momin Potok. Sipas statistikave zyrtare të Qendrës për punë sociale, në Shkup ka 318 të pastrehë. Por, sipas Kryqit të Kuq, ky numër është tre herë më i lartë, që do të thotë se të pastrehë mund të ketë mbi 1 000 persona.

Sot është Dita Ndërkombëtare e të Pastrehëve. Sipas vlerësimit të Kombeve të Bashkuara, në mbarë botën ka më shumë se 100 milionë persona të pastrehë, ndërsa më shumë se një miliardë persona jetojnë në vendbanime të papërshtatshme.

Comments