Rritet oferta për targën e Zürichut “987”, Beluqi identiteti i të cilit nuk dihet, i prin garës

540

Zbulohet më në fund emri i personit që ka bërë ofertën më të madhe për targën e Zürichut me numrin “ZH 987” që ka arritur në 152 400 franga, shkruan Faktiditor.ch por sipas të gjitha gjasave ai nuk është një shqiptarë .Ai vetëm ka dhënë një emër Beluqi duke mos bërë të ditur identitetin dhe prej nga vjen .Por e vecanta e kësaj gare është edhe përfshirja e shqiptarëve njëri prej të cilëve eshte A.M. emer i njohur per redaksine , që vjen nga një fshat i Kumanovës ofroi shifrën 150 mijë franka.

Kjo ofertë ka thyer rekordin e mëparshëm të Kantonit të Zyrihut që kapte shumën prej 131’000 frangave për targën me numrin “ZH 1000”. Por, mbetet e paqartë nëse do të thyhet rekordi zviceran për numrin “ZG 10”.

Enti kantonal i Cyrihut, që nha viti 1995 bën ankande të tilla, ndërsa që nga viti 2006 edhe online. Këto ankande tek banorët e Cyrihut janë të preferuara./Faktiditor.ch/

Comments