Shtetet e Bashkuara do të dyfishojnë numrin e marinsave të vendosur në Norvegji.
Ministria e Mbrojtjes norvegjeze ka deklaruar se ky veprim është në përputhje me planet e hartuara në qershor, shkruan Euronews.
Planet për të rritur numrin e marinsave në Norvegji nga 300 në 700 dhe për t’i lëvizur disa prej tyre më afër kufirit me Rusinë, kanë shkaktuar reagime nga Moska, e cila i quajti këto veprime “qartazi jo miqësore”.
Qeveria e Oslos është e shqetësuar rreth Rusisë që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014. Mirëpo ajo ka këmbëngulur se rritja e pranisë së ShBA-së është vetëm për qëllime trajnimi dhe nuk do të interpretohet si një përshkallëzim ushtarak.
Ministri i Jashtëm norvegjez, Ine Eriksen Soereide, u kishte thënë gazetarëve se ky vendim nuk do të rezultojë në krijimin e një baze të përhershme amerikane në Norvegji dhe nuk ka të bëj me Rusinë.