Rritet tensioni për Sirinë, Obama dhe Merkel kundër sulmeve “barbare” të Rusisë


Presidenti amerkan Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një bisede të mbrëmshme telefonike, kanë dënuar “sulmet barbare” ajrore të Rusisë dhe Sirisë në Alepo, duke theksuar se qyteti është “i banuar me qindra mijëra civilë, gjysma prej tyre fëmijë”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Obama dhe Merkel janë pajtuar se Rusia “mban përgjegjësi për luftën në Siri dhe duhet të garantoj kalimin e ndihmave humanitare të Kombeve të Bashkuara në Alepo dhe në hapësirat ku është e vështirë arrihet”, tha Shtëpia e Bardhë.
Nga ana tjetër, Departamenti amerikan i shtetit ka konfirmuar se sekretari, John Kerry, mbrëmë ka biseduar me telefon me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, për “ndjeshmërinë” e situatës në Siri.
Pas bisedës telefonike, një zëdhënës amerikan tha se Uashingtoni është “shumë serioz” për potencialin e angazhimeve të veta nëse nga Moska nuk ndërmerren “hapa të rëndësishëm”.
Por, Rusia mbrëmë është përgjigjur duke thënë se refuzimi i Shteteve të Bashkuara për të bashkëpunuar me Rusinë për Sirinë, do të ishte dhuratë për “terroristët”