Rritje e rasteve me grip, mbi 2.000 të infektuar javën e fundit

123

Në periudhën nga 12 deri më 18 janar, përkatësisht në javën e shtatë të vitit 2026, në vend janë raportuar 2.062 raste të personave të sëmurë nga gripi dhe sëmundje të ngjashme me gripin, që është për 11,2 për qind më pak krahasuar me javën paraprake, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Në krahasim me të njëjtën javë të sezonit të kaluar, numri i të sëmurëve është rritur për 46 për qind, ndërsa krahasuar me mesataren e 15 sezoneve të fundit, është më i ulët për 6,9 për qind.
Incidenca është mbi pragun e aktivitetit mesatar. Numri më i madh i të sëmurëve janë persona të moshës 15 deri në 64 vjeç, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar te fëmijët deri në katër vjeç.
Numri më i madh i rasteve është evidentuar në Shkup, Tetovë, Ohër, Manastir dhe Kumanovë. Aktivitet shumë i lartë i gripit është vërejtur në Dibër, Ohër, Sveti Nikollë dhe Kavadar.
Që nga fillimi i sezonit 2025/2026 janë regjistruar gjithsej 8.209 raste, që është dyfish më shumë se vitin e kaluar, si dhe tre raste vdekjeje të lidhura me gripin.
Deri në javën e tretë të këtij viti janë vaksinuar 79.078 persona, ndërsa nga ISHP përsëri apelohet që vaksinimi të shfrytëzohet si mbrojtja më efikase, veçanërisht te grupet e rrezikuara.

Comments