Rrjetat qëndrojnë të qeta në Camp Nou pjesën e parë.Dominon Barcelona

266

Barcelona hap sezonin e ri në ndeshjen me Alaves me shumë ambicje dhe me shumë shanse shënimi, por akoma rrjetat janë të qeta , të paktën në pjesën e parë shkruan Faktiditor.ch.Blaugranat ishin superiorë dhe dominues ndaj skuadrës baske, por shumë raste kanë shpërdoruar Suarez jashte forme dhe Dembele që luhatet nga ndeshja në ndeshje , më saktë një ndeshje mirë dhe një tjetër jo dhe aq.Messi e nisi si kapiten.Ai poashtu pati një rast, por e djathta e tij nuk është aq e frikshme dhe e duhura për të shënuar gola.Barcelona në pjesën e parë kishte Coutinho jashtë ndërsa në mesfushë ishte Roberto që zakonisht luan me Valverden si mbrojtës i djathtë por ishte Semedo ai që e nisi nga fillimi në rolin e tij.

Në pjesën e dytë pritet të debutojnë në kampionat edhe Artur, dhe Vidal si dhe Lengle, të tre blerje të reja këtë sezon./Faktiditor.ch/.

Comments