Rrjeti i ujësjellësit në Tetovë, Arifi: Ky problem, kjo histori e gjatë tani më ka përfunduar



Përfundoj rrjeti i ujësjellësit të Tetovës, më gjatësi prej 8.5 kilometra, storje e kahmotshme e banorëve të kësaj ane, të cilët shumë vite janë ballafaquar më mungesë të ujit të pijshëm.
Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi është shprehur se ky problem dhe kjo histori e gjatë për ujësjellësin e qytetit tani më ka përfunduar.
“Kam sot vërtet kënaqësinë e veçantë, që të shënojmë fundin të shënojmë fundin e punimeve në rrjetin e ujësjellësit , në fakt me gypat e ujësjellësit I cili ka qenë një çështje dhe histori shumë e gjatë për qytetin e Tetovës . Ne sot shënuam përfundimin e punimeve të 8.5 kilometrave të famshëm të cilat ishin zgjatur pafundësisht dhe si rezultat i të cilave qytetarët e Tetovës kishin problem me ujin e pijshëm” – tha kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Ndryshe , ndërtimi i Stacionit të filtrimit ende nuk është gati dhe kjo gjë nuk do të zgjedh përfundimisht problemin ,por deri në fund të vitit sipas kryetares së Tetovës edhe ky problem do të zgjidhet pasi punimet janë duke shkuar sipas dinamikës së paraparë.
“Mendoj se nuk do të kemi problem me ujin dhe sipas dinamikave që kemi tek Stacioni i filtrimit atje punimet shkojnë me dinamikën e duhur dhe shumë shpejtë, ma mer mendja deri nga fundi i vitit do jenë edhe të përmbyllura punët. Në këtë mënyrë i gjithë qarku në këtë storje do të jetë i mbyllur” – tha kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Deri sa problemi të zgjidhet përfundimisht banorët e Tetovës do të vazhdojnë të kenë mungesë të ujit të pijshëm nëpër shtëpitë e tyre,ndërkohë mjetet financiar janë siguruar nga Banka Evropiane për rindërtim dhe Zhvillim , dhe një pjesë nga komuna e Tetovës.