Rrokulliset me traktor, vdes 23-vjeçari
Një 23-vjeçar ka vdekur pas rrokullisjes me traktor.
Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar Policia Rajonale e Mitrovicës.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Avni Zahiti, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në fshatin Rezhanë të Mitrovicës, ku një 23-vjeçar ka humbur jetën pas rrokullisjes me traktor.
“Rasti po cilësohet si vdekje aksidentale”, tha Zahiti.