Rruga Tiranë-Elbasan, makinat ‘notojnë’ në ujë (FOTO)

249

4

Shiu i sotëm duket se ka nxjerrë në pah edhe një herë problematikën që ka Tiranë për sa i përket përmbytjeve.

Një nga nyjet më kryesore, rruga Tiranë-Elbasan është përmbytur nga reshjet. Disa foto të publikuara nga deputeti demokrat Luciano Boçi tregojnë qartë situatën e sotme të kësaj rruge.

Statusi i plotë:

“Mos u habisni! Janë pamje nga rruga Tiranë-Elbasan sot, afër Mulletit. E kanë degraduar aq shumë prej tre vitesh, sa një rrebesh shiu e kthen në kënetë! “Nuk mban ujë pilafi”-thonë në Elbasan, për të treguar sosjen e durimit. Por na “mbaka ujë rruga” ama, për të na treguar që tallja e kësaj qeverisje me elbasanasit e qytetarët nuk paska të sosur!!!!!” – shkruan Boçi.

1234

Comments