Rrugët kthehen në lumenj në Shkodër, fëmijët nuk shkojnë dot në shkollë, banori hero i çon në krah

136

Shkodra është zgjuar nën pushtetin e ujit këtë të hënë, për shkak reshjeve intensive që kanë nisur që prej mbrëmjes së të shtunës.

Banorët në zonat e përmbytura janë detyruar të lëvizin me varka për shkak të ujit që ka kthyer rrugët e Shkodrës në lumenj.

Pamjet e siguruara nga Abc tregojnë momentin kur banori në Gjadër merr përsipër të kalojë në krahë fëmijët e shkollës, të cilët e kane te pamundur te kalojnë vetëm rrugën.

Moebel THEMA

Sipas raporteve të deritanishme rreth 480 shtëpi në Shkodër janë përmbytur, ndërsa 30 familje janë evakuuar.

Lexo edhe: Shiu bën “kërdinë” në Shkodër e Durrës, dhjetëra familje të izoluara, Erzeni rrezikon të dalë nga shtrati

Në njësinë administrative Guri i Zi janë evakuuar 13 familje (48 persona), në njësinë administrative Bërdicë 12 familje (50 persona), në lagjen nr.4, 3 familje (7 persona) dhe në lagjen nr 1, 2 familje (7 persona).

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.50 m.(Kuota max 8.70 m), ndërsa Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 7.40m. (Kuota max 7.50 m)./abcnews.al/

Comments