Rrugët me ngricë shkaktojnë kaos në Montreal

97
Rrugët me ngricë shkaktojnë kaos në Montreal (VIDEO)

Moebel THEMA

Rrugët me ngricë në Montreal kanë shkaktuar kaos në qendrën e qytetit, duke përfshirë përplasjen e dy autobusëve, një makine policie e një kamion. E gjitha filloi kur një autobus humbi kontrollin teksa zbriste nga një kodër.

Më pas mjeti përplasi katër makina të cilat kishin ngecur në Cote du Beaver Hal.

Kevin Clark filmoi nga dritarja e tij të gjithë skenën, kur pak momente më vonë, një taksi u përplas nga një kamion plehrash.

“Bora mund ta vështirësojë drejtimin e makinës ndonjëherë…” tha Z.Clark i cili regjistroi videon rreth orës 10 të mëngjesit, ditën e hënë.

Comments