Rrugëtimi i trishtë i 15-vjeçarit shqiptar, katër ditë në këmbë pa ujë, pa ushqim
Një udhëtim që mund të quhej heroik, po të mos ishte njëherësh edhe dramatik. Historia vjen nga Chiari në Itali dhe ka protagonist një 15-vjeçar shqiptar me iniciale F.Q.
Ai ka udhëtuar për katër ditë në këmbë pa ujë, pa ushqim, që nga Puglia deri në Chiari,shkruajne mediat italiane. Ishte një punëtor shqiptar, që e pikasi teksa udhëtonte të enjten rreth orës 17:00.
I foli italisht, e më pas shqip, dhe si përgjigje mori nga djali se ishte i vdekur për bukë dhe donte një vend ku të flinte.
Ai e shoqëroi në Polici në Chiari. Aty adoleshenti tregoi se ishte nisur nga Shqipëria, kishte zbritur në Brindisi në 21 gusht dhe kishte marrë rrugën drejt veriut. Ka ecur gjatë, pa ngrënë e pa pirë, fjeti rrugëve ku mundi.
Ende nuk di të thotë se për ku ishte nisur dhe cfarë synon, por me vete kishte një pasaportë të rregullt, po asnjë kontakt në celular. Ai u shoqërua në qendrën për kujdesin ndaj minorëve.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/