Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë, kujtoi një takim me Krasniqin në prill të vitit 1999, duke e përshkruar si një moment të vështirë për situatën e luftës në Kosovë.
“Më kujtohet takimi me Krasniqin në Bruksel në atë moment sepse ishte një moment shumë i dhimshëm gjatë luftës, nuk e dinim se si në çfarë drejtimi do të merrte lufta dhe Krasniqi na kërkonte neve gjëra për të cilat ne nuk ishin të përgaditur, siç ishte dërgimi i trupave tokësore, ne sqaruam ato që ishin gati të bëhen por edhe gjërat që nuk do ti bënim, ishtë një moment shumë i ndjeshëm”, tha ai. /21Media

